Cristiano te Juventusi? Mërziten punëtorët e FIAT-it

Futboll

Cristiano te Juventusi? Mërziten punëtorët e FIAT-it

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 09:33
Cristiano Ronaldo

Juventusi mund të shpenzojë 220 milionë euro për të pasur shërbimet e Cristiano Ronaldos (100 milionë Realit dhe 120 milionë paga e futbollistit për 4 sezonet e ardhshme).

Në një kohë që tifozët bardhezinj janë shumë të lumtur nga kjo gjë, punëtorët e FIAT-it janë mërzitur jashtë mase.

“Pasi blenë Gonzalo Higuain, duan të blejnë edhe Cristiano Ronaldon? Është turp i madh. Punëtorët e FIAT-it kanë 10 vite me të njëjtën pagë. Me pagën e Cristianos mund të kishin rritur pagat e çdo punëtori me 200 euro. Në këto vite kemi humbur 10,7% nga inflacioni”, thotë Gerardo Giannone, punëtor i FIAT-it prej 18 vitesh tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat