Shkëndija nuk ndalet

Futboll

Shkëndija nuk ndalet

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:11
Valmir Nafiu

Tjetër goditje në merkato për Shkëndijën e Tetovës. Pas Gledi Micit me kuqezinjtë ka firmosur një tjetër ish lojtar i Skënderbeut. Bëhet fjalë për Valmir Nafiun i cili nuk la shenjë te kampionët e Shqipërisë por tashmë është rikthyer te skuadra ku hodhi hapat e parë në karrierë dhe ku spikati si futbollist. 24-vjeçari i cili luan si sulmues krahu ishte shumë pranë transferimit në kampionatin rumun te skuadra e Voluntarit, por në fund Nafiu zgjodhi rikthimin te Shkëndija duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me kuqezinjtë. Nafiu i cili në 2 sezonet ishte pjesë e skuadrës tjetër shqiptare në Maqedoni, Renovës duke realizuar dhe 11 gola në kampionat, do të jetë i gatshëm për të luajtur me Shkëndijën pas ndeshjeve ndaj Sherifit të Tiraspolit për turin e dytë kualifikues të Championsit pasi nuk është federuar në kohë për këto dy përballje. Nafiu i cili në karrierën e tij ka provuar të luajë edhe për pak minuta me Hamburgun në Bundesligën gjermane konsiderohet si një vlerë e shtuar për sulmin e Shkëndijës duke patur parasysh cilësitë që zotëron lojtari i cili ka mbajtur veshur fanellën kuqezi 7 vite më parë pasi ka dalë pikërisht nga akademia e kuqezinjëve. Vetë 24-vjeçari theksoi se është shumë i lumtur që do të jetë sërish pjesë e kuqezinjëve tetovarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat