Merret vendimi, Parma mbetet në Serie A por i hiqen pesë pikë

Futboll

Merret vendimi, Parma mbetet në Serie A por i hiqen pesë pikë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 16:09
Parma

Klubi italian do të luajë në Serie A, kurse sulmuesi Emmanuele Calaio është dënuar me dy vite mos lojë.

Parma mund të marrë frymë lirshëm. Skuadra italiane në sezonin 2018-2019 mbetet pjesë e Serie A të drejtë që e ka fituar në fushën e lojës, por ajo do ta nisë sezonin e ri me një dënim prej -5 pikësh në renditje.

Gjykata italiane ka dhënë vendimin e saj në lidhje me klubin e sapo kthyer në Serine A, duke i hequr 5 pikë nga klasifikimi ndërsa ka dënuar me dy vite mos lojë sulmuesin Emanuele Calaio.

Sulmuesi i Parmës ishte pikërisht ai që u kishte çuar disa mesazhe të dyshimta disa lojtarëve të Spezias në WhatsApp  duke u kërkuar të mos luanin fort në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie B ndaj tyre.

Parma rrezikonte rikthimin në Serie B pikërisht për shkak të këtyre mesazheve por ka shpëtuar vetëm me heqje të pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat