Milani gjen marrëveshjen me Conten

Futboll

Milani gjen marrëveshjen me Conten

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 16:13
Milani gjen marrëveshjen me Conten

Antonio Conte dhe Milan kanë gjetur një draft marrëveshje për transferimin e trajnerit tek Rossonerët. Gjatë javës së fundit ka pasur kontakte të forta mes palëve, deri në një tym të bardhë në bazë të rreth 6 milion euro në vit (duke përfshirë bonuse). Por problemi është se, të paktën për momentin, ekziston diçka që bllokon gjithçka.

Conte ka ende një kontratë me Çelsin dhe kjo mund të pengojë gjithçka. Conte kërkoi në fillim 11 milionë euro për largimin para kohe nga pankina e “blu-ve” ndërkohë që tani ai kërkon vetëm 5 milionë. Megjithatë sipas mediave italiane, nëse trajneri italian do të dojë të shkojë te Milani në nëntor, atëherë kjo do të jetë diçka e kryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat