Mesfushori i “Real Madrid” që fitoi Ligën e Kampionëve, Toni Kroos është emëruar si futbollisti më i mirë gjerman mashkull i vitit për herë të parë, njoftuan sot organizatorët e “Kicker Magazine”.
Nga ana tjetër Dzsenifer Marozsan që luan për “Olimpikun e Lionit” u zgjodh si futbollistja me e mirë gjermane femër për vitin e dytë radhazi.
Kroos, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me “Real Madrid në maj duke regjistruar titullin e katërt europian, doli në krye me 185 vota duke kaluar golashënuesin e klubit të “Freiburg”, Nils Petersen (39 vota) dhe mbrojtësin brezilian të “Schalke”, Naldo (38 vota).
“Futbollisti i vitit, ky nuk është një çmim që fitohet lehtësisht dhe më e rëndësishmja jo çdo lojtar mund ta marrë”, deklaroi Kroos.