Pas Realit, Zidane dëshiron të bëhet trajneri i klubit të madh - Bota Sot
Pas Realit, Zidane dëshiron të bëhet trajneri i klubit të madh

Futboll

Pas Realit, Zidane dëshiron të bëhet trajneri i klubit të madh

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 10:32
Zinedine Zidane

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dëshiron që të bëhet trajner i Manchester United.

Trajneri portugez, Mourinho nuk është aspak i lumtur me politikën e drejtuesve të klubit nga Old Trafford.

Drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar atij transferimet e nevojshme në merkato, kështu që ‘Special One’ e ka shprehur disa herë pakënaqësinë.

Me Mourinhon nën presion, hierarkia e Unitedit do të krijojë një plan emergjence nëse ata vendosin të heqin portugezin nga puna.

Sipas tabloidit Daily Mail, Zidane kërkon punën e trajnerit te Djajtë e Kuq nëse Mourinho shkarkohet nga detyra.

Ish-trajneri i Real Madridit thuhet se iu ka thënë miqve se ai është i interesuar për rolin drejtues te United dhe pret që një ofertë t’i vihen në dispozicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...