Carlo Ancelotti elozhe Gattusos: Ka më shumë dëshirë se unë, duhet të përmirësojmë gabimet

Futboll

Carlo Ancelotti elozhe Gattusos: Ka më shumë dëshirë se unë, duhet të përmirësojmë gabimet

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 10:45
Gattusos dhe

Carlo Ancelotti është shprehur i emocionuar për fitoren e Napolit kundër Milanit. “Milan luajti një ndeshje të shkëlqyer, por pasi shkoi rezultati 2-0 ne ndryshuam, shprehëm dëshirën për të mos e lënë kështu rezultatin. Milani nuk dha shenja të një rreziku të madh, por na habiti me dy golat. E patëm shumë të vështirë, ndryshuam modul dhe tifozeria ishte vendimtare”-u shpre Ancelotti për mediat italiane.

Më tej ai ka folur për ndryshimin e modulit të lojës nga 4-3-3 në 4-2-3-1, duke u dhënë më shumë hapsirë kombinimi futbollistëve si Mertens, Insige dhe Milik. “Ky ekip ka njohuri shumë të mira për modulin 4-3-3, por mund të përdorësh dhe 4-2-3-1. Ne duhet të ndryshonim diçka, por jo në lojën sulmuese që ishte mjaft efektive. Mertens nuk është një “playmaker” tipik, por ai është shumë i aftë në kombinimin me Insinge. Ai luan vetëm pas sulmuesit, por pak i spostuar në mënyrë  që Insinge  të luaj më lirshëm dhe të shfrytëzojë hapsirat”-tha Ançeloti.

Më tej ai ka folur edhe për përmirësimin e gabimeve të skuadrës së tij, të cilat kanë dalë në pah gjatë dy ndeshjeve të para të Serisë A, në të dyja i është dashur të përmbysë rezultatin. “Kështu nuk është mirë. Në ndeshjen e parë ishim në disavntazh 1-0 ndërsa sot (dje) 2-0. Në Romë e merituam atë rezultat, ndërsa këtu jo. Milani ka pasur një menaxhim të mirë lojës në prapavijë, na bëri që të shpenzonim shumë  energji. Ata erdhën dy herë në zonën tonë dhe shënuan dy gola. Ne duhet të përmirësojmë gabimet që po bëjmë”– ka thënë Ançeloti.

Ai nuk ka lënë pa komentuar as Gattuson dhe Milanin, ku dikur ishte trajner i tyre. Ançeloti është shprehur se Gattuso po bën një punë të mirë te Milani. “Ne jemi dashamirës të sportit, e bëjmë punën tonë me pasion, ndoshta Gattuso ka dhe më shumë dëshirë se mua duke bërë një punë të madhe te Milani”-tha trajneri i Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat