Spalletti: E vështirë për ta shpjeguar këtë barazim

Futboll

Spalletti: E vështirë për ta shpjeguar këtë barazim

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 08:54
Luciano Spalleti

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti ka thënë se është e vështirë për ta shpjeguar rezultatin e mbrëmshëm mes Interit dhe Torinos, që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Klubi nga Milano humbi në ndeshjen e parë të Serie A-së ndaj Sassuolos 1-0, ndërsa mbrëmë ishte në avantazh prej dy golave ndaj Torinos e që më pas kjo e fundit e barazoi rezultatin duke ia mohuar fitoren skuadrës së Spalletit.

“Nuk është e lehtë për ta shpjeguar se si e humbëm rrugën në pjesën e dytë, sepse ne u befasuam nga ai top i gjatë nga mesfusha”, ka thënë Spalletti pas ndeshjes për Sky Sport Italia.

“Është e vështirë të shpjegohet se si i pranuam ato dy gola, por realiteti është se skuadra është duke vuajtur nga presioni”.

“Kemi nevojë që të bëjmë hapa përpara”.

Interi në dy ndeshjet e para e ka grumbulluar vetëm një pikë dhe në javën tjetër do të takohet me Bolognan e Filippo Inzaghit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat