Mourinho reagon pas humbjes shokuese nga Tottenhami

Futboll

Mourinho reagon pas humbjes shokuese nga Tottenhami

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 23:42
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka reaguar pas humbjes shokuese nga Tottenhami në mbrëmjen e sontme.

”Djajtë e Kuq” u nënshtruan nga Tottenhami në shtëpi me rezultat, 0-3.

Dhe menjëherë tifozët e Man Unitedit kanë vënë presion më të madh në drejtim të portugezit.

Pas ndeshjes, Mourinho reagoi duke thënë se skuadra punoi mirë gjatë javës, si dhe ka lavdëruar tifozët.

”Kemi punuar mjaft shumë gjatë javës. Ne jemi përgatitur mjaft shumë. Lojtarët treguan aftësi fantastike”.

”Në pjesën e parë, rezultati duhej të ishte, 2-0 ose 2-1 ose 3-0 dhe pastaj loja ndryshoi dhe më pas Tottenhami shënoi dy gola. Të gjithë ndjejnë se një gol mund ta ndryshonte rrjedhën e lojës, por pastaj goli i tretë e mbylli ndeshjen”.

”Ne nuk humbëm në aspektin takim, por e humbëm ndeshjen. Por, tifozët tanë reaguan në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është normale të humbet një ndeshje në shtëpi dhe tifozët të reagojnë kështu”.

”Skuadra luajti mjaft mirë, dhe krijoi raste. Madje, edhe kur ishim duke humbur, 0-3, tifozët me krenari na duartrokitën”, u shpreh Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat