Morata: Kjo skuadër e fiton Champions Leaguen

Futboll

Morata: Kjo skuadër e fiton Champions Leaguen

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 10:33
Morata

Alvaro Morata beson se Juventus është një prej favoritëve për ta fituar Champions Leaguen.

Sulmuesi i Chelseat ka theksuar se ish skuadra e tij është forcuar shumë dhe jo vetëm me ardhjen e Cristiano Ronaldos.

Në pyejtjen se kush e fiton Ligën e Kampionëve ai u përgjigj.

“Juventus, por jo vetëm prej Cristianos. Në vitet e fundit gjithmonë ka qenë aty. Juventus është një ekip taktikisht perfekt”, u shpreh ai.

“Me Cristianon, pasi të fillojë të shënojë gola, do të jetë ekip edhe më i rrezikshëm”, theksoi Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat