Busquets afër kontratës së re me Barcelonën

Futboll

Busquets afër kontratës së re me Barcelonën

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 16:12
Sergio Busquets

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets është afër për ta nënshkruar kontratën e re me “Blaugranët”, shkruan Mundo Deportivo.

Përfaqësuesi i Spanjës ka qenë në bisedime me klubin për ta vazhduar kontratën e tij gjatë verës dhe tani pritet vetëm nënshkrimi formal pasi që marrëveshjet janë arritur.

Përveç pagës së tij që do të rritet po ashtu edhe klauzola e tij do të përjetojë rritje të madhe, prej 200 milionë eurove sa e kishte në 50 milionë.

Që nga vitit 2008, Busquetsi ka qenë i pa zëvendësueshëm në mesfushën e Barcelonës, ai që atëherë i ka bërë 486 paraqitje në të gjitha garat dhe i ka shënuar 13 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat