United gati të bëjë çmenduri për transferimin e Lucas Hernandez

Futboll

United gati të bëjë çmenduri për transferimin e Lucas Hernandez

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 10:32
Lucas Hernandez

Manchester United nuk e ka nisur siç është pritur këtë edicion në Ligën Premier.

Skuadra e Jose Mourinhos ka pësuar dy disfata në katër ndeshjet e para.

E problemi më i madh qëndron në repartin defensivë dhe për këtë Mourinho është i vetëdijshëm.

Kësisoj trajneri portugez ka vendosur ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emri i parë në listën e gjigantit anglez Manchester United është mbrojtësi i majtë Lucas Hernandez.

Mediat angleze kanë raportuar se United ka gati një ofertë të çmendur prej 80 milionë eurove për transferimin e francezit.

Në rast se pranohet kjo ofertë nga Atletico Madrid, atëherë Lucas Hernandez do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Për reprezentuesin francez interesim të madh ka shprehur edhe rivali lokal i Atleticos, Real Madrid. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat