Barcelona do ta shesë brazilian në janar

Futboll

Barcelona do ta shesë brazilian në janar

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 15:19
Rafinha

Barcelona është gati që ta shesë Rafinhan gjatë afatit kalimtar të transferimeve në janar, pasi që mesfushori me tipare sulmuese nuk po mundet të gjejë hapësirë në formacionin bazë.

Rafinha gjysmën e stinorit të kaluar e kaloi te skuadra italiane, Interi, mirëpo nuk është arritur ndonjë marrëveshje permanente mes klubeve në fund të huazimit.

Interi mund të kërkojë përsëri në janar transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Rafinha, pasi që ky i fundit raportohet se i ka refuzuar ofertat e Barcelonës për rinovimin e kontratës, pasi që është i zemëruar që klubi nuk e lejuan të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Rafinha në gjysmë stinorin sa ishte me Interin, i ka shënuar dy gola dhe i ka bërë 3 asistime në 17 ndeshje që është paraqitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat