“Mandzukici e dashuron Juventusin” - Bota Sot
“Mandzukici e dashuron Juventusin”

Futboll

E hënë, 19 nëntor 2018

“Mandzukici e dashuron Juventusin”

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 15:08
Mandzukic

Agjenti i Mario Mandzukicit ka thënë se klienti i tij e dashuron Juventusin.

Sulmuesi kroat është pjesë e Juventusit qe tre stinore, ku ka arritur t’i tregojë aftësitë e tij duke luajtur aty ku dëshiron ta vendos trajneri i tij, Massimiliano Allegri.

“Ai ka luajtur në krahun e djathë, pastaj anësori i krahut, sepse ai ka teknikë dhe trajneri e ka dërguar në sulm”, ka thënë Ivan Cvjetkovic.

“Kur Mario erdhi në Torino, ai ka qenë shumë krenar për këtë fanellë, por e ka menduar edhe si një hap më shumë në karrierën e tij”.

“Për gjatë këtyre tre viteve, ai ka rënë në dashuri me Juven, dhe me tifozët. Ndoshta vetëm në Bayern ka qenë i pëlqyer, por këtë në Juventus është diçka më shumë”.

“Marrëdhënia e tij me Allegrin është shumë e fuqishme. Nëse Kroacia e ka arritur finalen e Botërorit, është pjesërisht falë Allegrit.

“Para largimit të Mandzukucit për në Botëror, Allegri e telefonoi dhe i tha: ‘Mos i dëgjo se çfarë flasin, klubi më ka kontaktuar mua për ty, dhe ju kam thënë që ti je i rëndësishëm për skuadrën time’. Kjo i ka dhënë atij besimin dhe motivimin për të vazhduar pastaj në Kampionatin Botëror në Rusi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test