Pesë ndeshje – pesë fitore, Saint Etienne ishte viktima e radhës e PSG - Bota Sot
Pesë ndeshje – pesë fitore, Saint Etienne ishte viktima e radhës e PSG

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Pesë ndeshje – pesë fitore, Saint Etienne ishte viktima e radhës e PSG

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 22:54
Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germaini e ka regjistruar fitoren e radhës në Ligue 1 duke mposhtur skuadrën e Saint Etienne në Parc de Princes me rezultat 4-0.

Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë, ndërsa realizues ishte Julian Draxler. Ai e pranoi për mrekulli një asistim fantastik të Marco Verrattit, duke e kontrolluar topin me kokë dhe arriti ta dërgojë në rrjetë (22′).

Jo shumë minuta brenda pjesës së dytë u akordua penallti në favor të nikoqirëve. Përgjegjësinë e mori Edinson Cavani, i cili e konvertoi njëmbëdhjetëmetërshin në gol (51′).

Parisienët nuk u ndalën me kaq, por vazhduan të shënojnë gola të tjerë. Angel Di Maria realizoi për rezultatin 3-0 (76′), pasi dështimit të mbrojtjes mysafire për ta pastruar topin.

Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Moussa Diaby, i cili e shënoi golin e katërt (84′) pas asistimit nga Cavani dhe e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Kjo ishte fitorja e pestë pas pesë javëve të para të Paris Saint-Germainit në Ligue 1 dhe numëron 15 pikë rekorde.

Për Saint Etienne kjo ishte humbja e parë sezonale, pas një fitoreje dhe katër barazimeve dhe mbetet në kuotën e gjashtë pikëve.

Në javën e ardhshme, PSG udhëton te Rennes, ndërsa Saint Etienne është nikoqir i Caen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test