Interi kërkon rinovimin e kontratës së Brozovicit - Bota Sot
Interi kërkon rinovimin e kontratës së Brozovicit

Futboll

Interi kërkon rinovimin e kontratës së Brozovicit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 19:10
Marcelo Brozovic

Interi dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic.

Mesfushori kroat zhvilloi një Kupë Botërore të madhe me Kroacinë, teksa formën e lartë e vazhdoi edhe në këtë fillim sezoni me Interin.

Paraqitjet e tij të mira dhe niveli i treguar kanë bërë që drejtuesit e Interit të mendojnë rinovimin e kontratës së kroatit.

Brozovic aktualisht ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2021, por Nerazzurrë duan ta vazhdojnë edhe më tutje atë.

Përveç kësaj, drejtuesit e klubit po mendojnë t’i vendosin edhe klauzolë të re të lartë për largimin e tij, në tendencë për t’i larguar skuadrat e interesuara.

Sipas mediumit italian Calciomercato, klubi zikaltër mendon t’i ofrojnë rrogë më të lartë se tre milionë euro në vit dhe t’i vendos klauzolë prej 550 milionë eurosh.

Ky medium shton se mesfushori kroat është i kënaqur te Interi dhe tashmë është i gatshëm të rinovojë me Nerazzurrët.

Zikaltrit e kanë transferuar Brozovicin në vitin 2014 nga Dinamo e Zagrebit dhe nga ajo kohë ka zhvilluar 112 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 17 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...