Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka mbetur pa fjalë para derbit të skuadrës së tij kundër Atletico Madridit që do të luhet në stadiumin Santiago Bernabeu nesër
Pas humbjes së dhimbshme kundër Sevillas, mbrojtësi është fokusuar tërësisht në derbin e radhës së Los Blancos.
Futbollisti i lindur në Sevilla ka postuar një fotografi në rrjetet e tij sociale në të cilën pozon i ulur në top derisa ka shkruar fjalët. “Nuk ka fjalë, Hala Madrids”.
Shtoja faktin së në derbin e Madridit do të kemi një ritakim të Ramos dhe Griezmanit, të cilin ky i pari e ngacmojë me fjalë para dy jave.
Spanjolli kishte qeshur me francezin duke thënë se nuk është as afër kualiteteve të Lionel Messis dhe Cristiano Ronaldos.