Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së shtatë në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën raste të mira, por vendasit bënë diferencën duke gjetur edhe golin.
Diferencën e bëri një gol i Eden Hazard, i shënuar në minutën e 25’ të kësaj pjese.
Barazimin Liverpooli e arriti krejt në fund të ndeshjes. Ishte Daniel Sturridge që u inkuadrua në lojë në minutën 86’, ndërsa shënoi gol të bukur në minutën e 89’, për 1.1.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme.