240 milionë euro për Mbappe, francezi do të largohet që në janar

Futboll

240 milionë euro për Mbappe, francezi do të largohet që në janar

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 10:16
Kylian Mbappe

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është gati të provojë lavdinë edhe në Premier League, madje që këtë sezon, duke mos pritur më shumë. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail” sulmuesi kampion bote mund të transferohet që në janar te kampionët e Manchester City, që janë gati të thyejnë çdo rekord. City ofron 200 milionë stërlina për sulmuesin 19-vjeçar, për ta sjellë që në janar në Premier.

Trajneri Pep Guardiola e kërkon me ngulm lojtarin që luan në League 1 me PSG-në, që sipas tij është i përshtatshëm për skuadrën e City dhe do ta ndihmonte atë për të shkruar së bashku historinë edhe në Champions League. Shuma prej 200 milionë stërlinash (240 milionë euro) është një rekord dhe mund të bindte të gjitha palët që ky transferim të realizohej sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat