Evra: E gjithë bota po qesh, por urrejtja për ne do të kthehet

Futboll

Evra: E gjithë bota po qesh, por urrejtja për ne do të kthehet

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:19
Patrice Evra

Patrice Evra, ish-mbrojtës i Manchester United, i ka bërë një thirrje të qartë tifozëve të klubit anglez në Instagram. Ai ka postuar një fotografi ku shfaqet duke shtrënguar fanellën e “Djajve” dhe e ka shoqëruar me këto fjalë:

“Ndonjëherë, puthja e stemës nuk mjafton kur luan për Manchester United. E gjithë bota po qesh me në tani! Por, nëse e doni me të vërtetë këtë klub, ndihmojeni në vend që ta kritikoni”, ka shkruar francezi.

“Shumë njerëz janë të lumtur, sepse ne i kemi shkaktuar dhimbje atyre në të kaluarën. E kuptoj urrejtjen e tyre, por ku i dihet, në të ardhmen ata do të kthehen të na urrejnë përsëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat