Zbulohet prapaskena: City nuk më la të shkoja tek Inter

Futboll

Zbulohet prapaskena: City nuk më la të shkoja tek Inter

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:03
Inter

Yaya Toure ka zbarkuar në Milano me Olympiakos për ndeshjen e sotme të Europa League kundër kuqezinjve dhe ka zbuluar një prapaskenë të merkatos duke folur për “Sky”.

“Jemi krenarë për skuadrën që kemi, ka shumë të rinj dhe lojtarë të talentuar. Mundësitë për t’u transferuar në Itali? Kam qenë shumë afër Inter-it, por gjithçka është bllokuar në momentin e fundit”, ka thënë Toure.

“City doli kundër shitjes sime. Për mua Mancini është një person i veçantë, më telefonon shpesh pas ndeshjeve. Kam një respekt të madh për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat