Edhe nëpër plepa e lisa u shikua ndeshja Trepça - Cërvena Zvezda!

Futboll

Edhe nëpër plepa e lisa u shikua ndeshja Trepça - Cërvena Zvezda!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:54
Edhe nëpër plepa e lisa u shikua ndeshja Trepça - Cërvena Zvezda!

Para 52 viteve (1966) në stadiumin në Mitrovicë, ku tani luan Trepça ’89, nuk kishte vend as për një gjilpërë se lere më të përballoi numrin e madh të tifozëve. Mbi 15 mijë shikues ishin tubuar në vitin 1966, në ndeshjen Trepça – Cërvena Zvezda e Beogradit. Atëkohë Trepça kishte fituar me rezultat 2:1, duke e eliminuar Zvezdën nga garat e Kupës së Mashall Titos në ish Jugosllavi. Vërtet ka qenë sensacion i madh që serbët dot nuk e kishin duruar humbjen dhe eliminimin në të tetën e finales. Por ajo që kishte ra në sy, stadiumi nuk kishte vend për t’i zërë të gjithë, disa kishin hipur në plepa e lisa për të parë lojën, që numri nuk ishte vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat