Ismet Munishi: Referimi në Kosovë është bërë sikurse serialet turke

Futboll

Ismet Munishi: Referimi në Kosovë është bërë sikurse serialet turke

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 13:10
Ismet Munishi

Kur kanë kaluar tetë xhiro në elitën e futbollit kosovar, akuzat ndaj gjyqtarëve në futbollin e Kosovës janë shpeshtuar në maksimum.

Xhiron e kaluar, Drenica u ankua për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndaj Ferizajt.

Akuzuan edhe trajneri Llapit, Bylbyl Sokoli për takimin ndaj Flamurtarit e pa akuza ndaj gjyqtarëve nuk mbeti as Ballkani.

Në këtë mënyrë, për dallim nga kampionati i kaluar, në këtë stinor, janë shtuar akuzat nga ‘bilbilave’ në futbollin e Kosovës.

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, vlerëson se gjyqtarët në këtë kampionat janë bërë sikurse serialet turke. “Referimi në Kosovë është bërë sikurse ne serialet turke, një epizod duke qarë e një episod duke qeshur. Mendoj se duhet bërë shumë punë në këtë drejtim”, ka deklaruar Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat