Shqiptarët e Arsenalit shkatërruan Fulhamin - Bota Sot
Shqiptarët e Arsenalit shkatërruan Fulhamin

Futboll

E premte, 19 tetor 2018

Shqiptarët e Arsenalit shkatërruan Fulhamin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2018 Në ora: 14:51
Shqiptarët e Arsenalin shkatërruan Fulhamin

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, me Arsenalin nuk kanë të ndalur në Premier League. Arsenali si mysafirë e mundi me rezultat 5:1 Fulhamin, njëherë ka qenë edhe derbi i skuadrave londineze, në ndeshjen e javës së 8-të. Futbollisti Alexandre Lacazette ka qenë prej më të mirëve dhe me dy golat e tij ishte vendimtarë për fitoren e madhe, e gjashta me radhë.

Image

Mustafi në veprim

Në minutën e 29-të, Lacazette realizoi për 0:1, kurse Fulhami barazuan (1:1) përmes Andre Schurrle në minutën e 44-të. Pjesa e dytë ka qenë fatale për vendasit, pasi që nuk kishin zgjidhje për të ndalë Lacazetten, i cili shënoi për 1:2 në minutën e 49-dhe Aaron Ramsey ngriti epërsinë në 1:3 në atë të 67-tën.

Pierre-Emerick Aubameyang vulosi fitoren me 1:5 me dy gola që shënoi në minutën e 79-të dhe 90+1. Mbrojtësi Mustafi dhe mesfushori Xhaka luajtën titullarë. Arsenali renditet në vend të tretë me 18 pikë, kurse Fulham është i 17-ti me 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test