Moratti: Ja pse refuzova postin e presidentit të futbollit italian

Futboll

Moratti: Ja pse refuzova postin e presidentit të futbollit italian

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:02
Massimo Moratti

Ditët e fundit është folur shpesh për mundësinë që ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, të marrë presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Por shpejt kjo hipotezë ra dhe ka qenë vetë ish-presidenti i “tripletës” së famshme me Mourinho ai që ka refuzuar. Duke folur për mediat italiane, Moratti shpjegoi arsyen se përse u tërhoq nga kandidatura: “Kisha mbështetjen e Juventusit dhe e falënderoj presidentin Agnelli për nismën që mori, duke më propozuar mua. Me të kam një marrëdhënie shumë të mirë”.

“Por nuk më dukej e drejtë që të nisja këtë rrugëtim në këtë moment, ndërkohë që persona të tjerë kishin muaj që kishin nisur punën me kandidaturën e tyre, duke mbledhur edhe votat, siç është rasti i Gravina. Kjo lëvizje besoj se fshin pasojat që pati skandali i “Calciopoli”. Ajo është një njollë e futbollit tonë, por personalisht nuk kam asnjë inat karshi Agnelli”, tha Moratti.

Duke folur për Interin e këtij sezoni, që vuan dhe shpesh arrin të fitojë me permbysje apo në sekondat e fundit, ish-presidenti Moratti thotë: “Ndeshja ndaj Tottenham ishte momenti i kthesës dhe duket se Interi ka gjetur ekuilibrat e qetësinë. Është një ekip që ka karakter, që synon gjithnjë maksimumin dhe mund të shkojë shumë larg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat