Poloni-Portugali do të jetë një ndeshje e veçantë për Robert Lewandowski - Bota Sot
Poloni-Portugali do të jetë një ndeshje e veçantë për Robert Lewandowski

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Poloni-Portugali do të jetë një ndeshje e veçantë për Robert Lewandowski

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:01
Portugali

Polonia e vendit të dytë, pas një barazimi 1-1 të marrë në fushën e Italisë, në ndeshjen e parë të Nations League, do të presë Portugalinë kryesuese të Grupit 3 të Ligës A. Trajneri Jerzy Brz?czek ka marrë drejtimin e polakëve pas paraqitjes zhgënjyese të bërë në Kupën e Botës (1 fitore, 2 humbje) dhe do të përballet me një kundërshtar që Polonia e ka mundur për herë të fundit në Euro 2006-të.

Portugalia, që ka fituar me penallti përballjen e fundit të zhvilluar kundër Polonisë në Francë 2016, nuk do të ketë në dispozicion yllin e kombëtares, Cristiano Ronaldo, edhe pse trajneri Santos ka thënë se: “Nuk varemi nga Ronaldo”. Këto dy përfaqësuese janë ndeshur 11 herë në kompeticione të ndryshme që nga 1976-a, me portugezët që kryesojnë me pesë fitore (3 barazime, 3 humbje).

Megjithatë, që nga fitorja e Polonisë në 2006-ën, janë regjistruar 3 barazime brenda 90 minutave, me të dy skuadrat që kanë gjetur golin në dy ndeshje. Portugalia, që nuk fiton në Poloni që nga 1983-shi (0-1), do të kërkojë të marrë fitoren e dytë radhazi në grup. Edhe vendasit do të luajnë për tri pikët, që do t’i ndihmonin ata të kapnin vendin e parë. Ndërkohë, kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për Robert Lewandowski, i cili do të luajë takimin e tij numër 100-të me kombëtaren.

Sulmuesi i Bayern ka shënuar tetë gola në dhjetë ndeshjet e fundit që ka luajtur me bavarezët në të gjitha kompeticionet. Një tjetër sulmues që po kalon një formë shumë të mirë është Andre Silva, i cili ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshjet që ka luajtur deri tani me Sevilla-n. Gjithashtu, ai ka shënuar 13 gola në 28 ndeshje që ka luajtur me Portugalinë, duke përfshirë edhe atë të fitores në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Italisë.

Statistika
– Në pesë nga 10 ndeshjet e fundit të luajtura nga këto dy skuadra në të gjitha kompeticionet, të dy ekipet kanë arritur të gjejnë rrugën e golit.

– Portugalia ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur dhe ka regjistruar dy barazime 1-1 në katër takimet e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test