Berisha: Kur më jepet mundësia, lë gjithçka në fushë për Kosovën

Futboll

Berisha: Kur më jepet mundësia, lë gjithçka në fushë për Kosovën

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 23:09
Valon Berisha

Pas fitorës kundër Maltës është intervistuar edhe i kthyeri nga lëndimi pas 11 muajsh me Kosovën, Valon Berisha.

Valon Berisha është shprehur jashtëzakonisht i gëzuar për fitoren dhe që është kthyer përsëri për të luajtur.

“Jam kthyer nga lëndimi, mirëpo ndihem mirë që kam pasur mundësinë të luaj nga fillimi dhe ta jap maksimumin dhe normalisht fitorja është e rëndësishme.”, është shprehur Berisha

“Ka pasur shumë interesim për ta parë ndeshjen dhe shpresoj që tifozët të jenë krenar me neve. Unë gjithmonë pres shumë nga vetja dhe besoj që ishte lojë e mirë, lojë standarde por për vetën shpresoj që do të kthehem tek forma që e kam pasur dhe saherë që më japet mundësia për Kosovën unë jap maksimumin dhe gjithçka që kam nga vetja e lë në fushë.”, ka vazhduar ai.

“Më ka pëlqyer atmosfera edhe kundër Ishujve Faroe në stadium dhe kam dashur të jem pjesë e lojës, por lëndimet e bëjnë të vetën, por ndihem mirë që jam kthyer.”, ka përfunduar mesfushori i Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat