As Eto’o dhe as Ronaldinho, Pep zbulon largimin që i ka mbetur peng - Bota Sot
As Eto’o dhe as Ronaldinho, Pep zbulon largimin që i ka mbetur peng

Futboll

E martë, 13 nëntor 2018

As Eto’o dhe as Ronaldinho, Pep zbulon largimin që i ka mbetur peng

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 19:53
Pep Guardiola

Profesioni i trajnerit është një çështje zgjedhjesh. Që bëhen në fushë dhe jashtë saj. Formacione, zëvendësime, përjashtime dhe shitje. Marrja e këtyre vendimeve është një përgjegjësi, që duhet të dish ta marrësh përsipër. Pep Guardiola, duke parë rezultatet, nuk ka bërë shumë gabime gjatë karrierës së tij. Megjithatë, trajneri katalanas, në harkun e dhjetë viteve të fundit, ka marrë edhe disa vendime të papëlqyera ose që kanë rezultuar të gabuara.

Shitjet e kampionëve të mëdhenj, si Eto’o, Ibrahimovic ose Ronaldinho kanë qenë shumë të diskutuara, por trajneri i Manchester City nuk është penduar që i ka lënë të largohen. Por është dikush për të cilin Pep nuk e ka falur veten që e ka humbur… Bëhet fjalë për portierin Joe Hart, i cili është kthyer në “Etihad Stadium” këtë të shtunë, por me fanellën e Burnley-it. Ai është larguar pas shumë ceremoni dy vite më parë, kur në vendin e tij është marrë Claudio Bravo, me anglezin që ka përfunduar te Torino.

Sezonin e kaluar ka ardhur një tjetër huazim, këtë herë te West Ham, dhe pas dhjetë vitesh me Manchester City-in ka ardhur lamtumira. Një zgjedhje e lehtë? Jo saktësisht. Sipas “The Sun”, në fakt, Guardiola është i bindur se mund të pendohet që e ka lënë të largohet. Dhe ka konfirmuar se largimi i tij ka qenë zgjedhja më e lehtë e karrierës së trajnerit.

“Ka qenë shumë profesional. E di sa e vështirë ka qenë për tifozët lamtumira e tij. Ka qenë një portier i jashtëzakonshëm dhe rezultatet e arritura këtu e konfirmojnë këtë. Për këtë arsye nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë.

Zakonisht, lojtarët reagojnë duke vendosur veten në vend të parë, por Joe e ka vendosur veten në vendin tim dhe më ka thënë se i kuptonte arsyet. Rëndësia e tij për historinë e City-it nuk mund të vihet në diskutim”, ka thënë Guardiola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test