‘Çmenduria’ e Perez, zbulohet si deshi ta shkarkonte Lopeteguin gjatë ndeshjes me Plzen

Futboll

‘Çmenduria’ e Perez, zbulohet si deshi ta shkarkonte Lopeteguin gjatë ndeshjes me Plzen

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:56
Julen Lopetegui dhe Florentino Perez

Florentino Perez nuk është aspak i kënaqur me trajnerin Julen Lopetegui, sa ka dashur ta shkarkojë gjatë ndeshjes që Real Madrid e fitoi 2:1 ndaj Viktoria Plzen.

Kemi raste të ndryshme të shkarkimit të trajnerëve nëpër botë, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar që një trajner të shkarkohet derisa po zhvillohej ndeshja.

I pari që ka mundur ta përjetojë këtë, është trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui.

Mediet në Spanjë raportojnë se Florentino Perez ka qenë tepër i zhgënjyer me lojën e Real Madridit në fitoren 2:1 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve, sa ka dashur që lajmin e shkarkimit trajnerit Lopetegui t’ia kumtojë gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje.

Është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të tjerë të klubit për të bindur Perez që të heq dorë nga ky veprim.

Por, mendjen e Perez nuk do të mund t’ia ndryshojë më askush nëse Julen Lopetegui nuk arrin rezultat pozitiv ndaj Barcelonës të dielën në ‘Camp Nou’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat