Gjigantët e futbollit evropian, Inter dhe Tottenham, janë future në garë për super sulmuesin e Barcelonës.
“Corriere dello Sport” bën të ditur se skuadrat janë duke monitoruar situatën e brazilianit Malcom.
21 vjeçari kaloi nga Bordeaux në Barcelonë, në afatin kalimtar verorë, por nuk ka regjistruar më shumë se 25 minuta me skuadrën e Barcës.
Skuadra është e hapur ta shes lojtarin qysh në janar, por vetëm nëse pranojnë ofertë prej më shumë se 40 milionë eurove.
Kaq ishte shuma që spanjollët paguan për ta “vjedhur” lojtarin nga duart e Romës.