Higuain karikon ekipin para ndeshjes me Sampdorian

Futboll

Higuain karikon ekipin para ndeshjes me Sampdorian

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:13
Gonzalo Higuain

Milani do të përballet sot në San Siro me Sampdorian në orën 18:00, ndeshje e cila vjen pas dy humbjeve të marra së pari në derbin me Inter-in dhe së dyti me Betis në Europa League.

Një ndër liderët e ekipit kuqezi ka dashur t’ju jap zemër shokëve të ekipit duke postuar një status motivues në profilin e tij të Instagram-it.

“Shkojmë djema… të gjithë së bashku!!! Nuk duhet të dorëzohemi kurrë!!! Ne të gjithë po presim për ju në San Siro,”-ka shkruar Higuain para kësaj sfide të rëndësishme dhe ndërkohë që vendi i trajnerit Gennaro Gattuso është në rrezik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat