Dortmund mezi fiton kundër Union Berlinit - Bota Sot
Dortmund mezi fiton kundër Union Berlinit

Futboll

Dortmund mezi fiton kundër Union Berlinit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 21:36
Foto nga ndeshja

Borusssia Dortmund mezi ka arritur fitore prej 3-2 kundër Union Berlin në Signal Iduna Park. Për të arritur në këtë raund Borussia Dortmundit ju deshën plotë 120 minuta lojë

Borussia Dortmund është në raundin e katër të DFB Pokal më shumë vështirësi pasi që kanë arritur ta eliminojnë Herthan vetëm pas 120 minutave lojë.

Pjesa e parë përfundoi në të mirë të Borussia Dortmund të cilët e dominuan atë.

Megjithatë, pavarësisht presionit të madh, Dortmund nuk erdhi në epërsi deri në minutën e 40’të, ku shënoi Pulisic për vendasit.

Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Union Berlin filloi më mirë dhe Polter arriti që ta barazoi për herë të parë në minutën e 63’të.

Borussia u kthye në lojë dhe arriti që ta kthej epërsinë në minutën e 73’të me anë të Maximilano Philipp.

Por, Union Berlin nuk u dorëzua dhe në minutën e 88 përsëri Polter barazoi rezultatin.

Barazimi dërgoi ndeshjen në shtesa ku në pjesën e parë nuk pati gola edhe pse Dortmund pati më shumë sulme kundrejt portës së Union Berlinit.

Në pjesën e dytë prapë ishte Dortmund që sulmoi më shumë.

Nga minuta e 118’të, Union Berlin mbeti pa një lojtarë për shkak se më karton të kuq u përjashtua Marvin Friedrich.

Ky përjashtim bëri që Borussia Dortmund të kaloi në epërsi, ku nga penalltia shënoi Marco Reus, për ta fituar këtë ndeshje dhe për të kaluar në raundin e katër të DFB Pokal të kupës së Gjermanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...