Telashe për Guardiolan, De Bruyne lëndohet përsëri

Futboll

Telashe për Guardiolan, De Bruyne lëndohet përsëri

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 13:02
Kevin De Bruyne

Futbollisti belg ka lënë fushën i lënduar në sfidën e mbrëmshme me Fulham.

Manchester City ka marrë një lajm shqetësues mbrëmë, pasi mesfushori Kevin De Bruyne ka pësuar një lëndim tjetër në gju në sfidën e Kupës së Ligës kundër Fulhamit.

Belgu u lëndim që në fillim të sezonit në gjurin e djathtë dhe ka vetëm pak ditë që është kthyer në fushë, por mbrëmë ai u lëndua përsëri.

Për fat, dëmtimi nuk është në këmbën e majtë, sepse De Bruyne u pa duke mbajtur gjurin e djathtë të cilin nuk e ka pasur të lënduar.

Megjithatë vetëm testet mjekësore mund të përcaktojnë nëse De Bruyne ka pësuar ndonjë lëndim tjetër serioz, apo do të kthehet shpejt në fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat