Allegri i bindur: Kjo skuadër është favorite në Ligën e Kampionëve

Futboll

Allegri i bindur: Kjo skuadër është favorite në Ligën e Kampionëve

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:00
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri,

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, mendon se Barcelona është favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka qenë një nga skuadrat më të pafat viteve të fundit në Evropë duke humbur shumë finale në Ligën e Kampionëve.

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid ka sjellë shpresë se ‘Bianconerët’ mund t’i japin fund ‘mallkimit’ për të triumfuar në Evropë.

Por, pavarësisht krijimit të një ekipi me lojtarë të mëdhenj dhe më shumë përvojë, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk beson se skuadra e tij është favorite në Ligën e Kampionëve.

“Këtë vit favorite në Ligën e Kampionëve është Barcelona, por ne jemi në mesin e katër të parëve”, ka deklaruar Allegri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nesër ne duhet të fitojmë, dhe të fitosh nuk është diçka e lehtë, dhe ne këtë e pamë kundër Empolit”.

“Kundërshtarët tanë kanë synimet e tyre dhe do të japim gjithçka kur luajnë kundër nesh. Ne nuk mund të lejojmë të humbasim pikë”, ka shtuar trajneri i Juventusit.

Juventusi këtë fundjavë në Serie A takohet me Cagliarin, në ndeshjen që fillon nga ora 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat