Figo: Me Ronaldon Juventusi ka shumë mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Figo: Me Ronaldon Juventusi ka shumë mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 19:51
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do t’i japë më shumë mundësi Juventusit për ta fituar Ligën e Kampionëve në këtë stinor, sipas Luis Figos.

Ronaldo e ka filluar për së mbari stinorin e tij të parë me Juventusin pas transferimit nga Real Madridi gjatë kësaj vere për 112 milionë euro.

Ylli portugez ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asistime në këtë stinor të Serie A-së.

“Juventusi ka shumë opsione tani”, ka thënë Figo për DAZN.

“Ronaldo garanton kualitet dhe gola sepse është një fitues, më i miri në botë”, ka thënë legjenda portugeze.

“Juventusi ka më shumë mundësi që ta fitojë ligën e Kampionëve këtë stinor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat