Lazio ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj SPAL.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 11-të të Serie A,
Nga fillimi u paraqit portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, por minuta nuk pati për Valon Berishën.
Nga katër golat e Lazios, dy erdhën nga Ciro Immobile, në minutat 26’ dhe 35’.
Danilo Cataldi (59’) dhe Marco Parolo (70’) realizuan edhe nga njëherë.
Për mysafirët golin e vetëm e realizoi Mirko Antenucci, në minutën e 28’.
Me këtë fitore Lazio renditet në pozitën e katër, me tri pikë dhe një lojë më shumë se Milan.