Ja kush shkruan fëlliqur për Shaqirin, që mos të ishin mjekët serb do të mbetej invalid! - Bota Sot
Ja kush shkruan fëlliqur për Shaqirin, që mos të ishin mjekët serb do të mbetej invalid!

Futboll

Ja kush shkruan fëlliqur për Shaqirin, që mos të ishin mjekët serb do të mbetej invalid!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:17
Shaqiri

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri kurrë nuk do të luante futboll nëse nuk do të ishin mjekë serbët, kështu shkruan një farë portali serb, “Informer”, i njohur për propagandë të fëlliqur kundër shqiptarëve.  

“Shaqirin si fëmijë e kanë shpëtuar mjekët serb. Xherdani i lindur në Gjilan me shputë të shtrembër, mos të ishin mjekët e Beogradit kishte mbetur invalid”, kështu shkruan portali serb. “Ai u trajtua me sukses në Klinikën e Fëmijëve të Universitetit të Beogradit në Rrugën Tirshova!

Shaqiri u trajtua në vitin 1992 për shkak të deformimit të këmbës”, kështu shkruan mes të tjera nga një portal i njohur për luftë speciale. “Shaqiri flet rrjedhshëm gjuhën serbe dhe ai kurrë nuk e pranoi këtë publikisht”, ka shkruar ky farë portali. “Përkundër që mjekët kanë bërë shumë për të, Shaqiri përpiqet të provokojë serbët në çdo hap.

Në Kupën e Botës në Rusi gjatë këtij vitit  ai luajti për Zvicrën, festoi një gol duke bërë simbolin e shqiponjës shqiptare. Përveç kësaj, ai kishte një flamur të një shteti fals (Kosova)”, shkruan mes të tjera ky portal pa fije turpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test