Bayern me dy mungesa të rëndësishme ndaj AEK

Futboll

Bayern me dy mungesa të rëndësishme ndaj AEK

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:44
Futbollistët FC Bayern

FC Bayern duhet të zbresë në fushë pa Arjen Robben ndaj AEK Athens. Ndërkohë që edhe James Rodriguez është me një pikëpyetje të madhe.

Hallet e bavarezëve nuk kanë fund. Në ndeshjen e Champions League që do të luhet të mërkurën ndaj AEK Athens, Bayern duhet të luajë pa sulmuesin anësor Robben.

Holandezi aktualisht po vuan nga një dëmtim në gju dhe trajneri Niko Kovac e ka konfirmuar në konferencën për shtyp se ai nuk do të jetë ndaj grekëve.

Ndërkohë edhe prania e fantazistit James Rodriguez është në pikëpyetje. 27-vjeçari ka probleme në pulpë. Përveç tyre, edhe Corentin Tolisso dhe Kingsley Coman nuk do të jenë të pranishëm.

Gjithsesi, James pritet të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të ekipit dhe gjendja e tij do të shqyrtohet nga stafi teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat