Berisha: Përfundoi vetëm gjysma e punës

Futboll

Berisha: Përfundoi vetëm gjysma e punës

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 23:10
Valon Berisha

Valon Berisha, mesfushori i Kosovës, ka thënë se me kalimin në Ligën C, Kosova ka përfunduar vetëm gjysmën e punës drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova u kualifikua në “Play-Off” të Ligës së Kombeve dhe në mars të vitit 2020 do të luajë si mysafire e Maqedonisë në gjysmëfinale e nëse fiton në finale do të takohet me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për kalim në Euro 2020.

“Ishte lojë shumë e mirë. E dinim se duhej të fitonim. Kishim intensitetin e duhur dhe mendoj se kemi fituar me meritë. Fansat na motivuan gjithmonë. Kemi bërë vetëm gjysmën e punës, por kemi edhe dy ndeshje për në Evropian. Nuk shihemi nja katër – pesë muaj e shpresoj të vazhdojë forma e secilit lojtarit. Sot është natë historike. E festojmë me të gjithë fansat. Faleminderit të gjithëve që erdhët”, ka thënë ai pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat