Veseli falënderon Qeverinë që mbështeti propozimin e tij për 500 mijë eurot për futbollistët

Futboll

Veseli falënderon Qeverinë që mbështeti propozimin e tij për 500 mijë eurot për futbollistët

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 15:16
Kosova

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se ishte ai që propozoi që përfaqësueses së Kosovës t’i ndahen 500 mijë euro.

Veseli me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e propozimit të tij.

Postimi i Veselit në Facebook:

Falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës që mbështeti propozimin tim për të ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll, për sukseset e arritura deri më tash. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sporte, andaj edhe përkrahja për sportistët dhe investimet në infrastrukturën sportive do të rriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat