A do të luajnë Mbappe e Neymar kundër Liverpool, tregon PSG

Futboll

A do të luajnë Mbappe e Neymar kundër Liverpool, tregon PSG

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:39
Mbappe e Neymar

Të dy lojtarët u detyruan ta lëshojnë lojën gjatë ndeshjeve të tyre me Brazilin dhe Francën respektivisht

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Neymar dhe Kylian Mbappe do ti bëhen teste të mëtejshme mjekësore para ndeshjes së tyre kryesorë në Ligën e Kampionëve me Liverpool.

Të dy u lënduan gjatë ndeshjeve me kombëtaren e Brazilit dhe Francës respektivisht.

Megjithatë, besohet se lëndimi i Neymar dhe Mbappes nuk është serioz dhe ata pritet që të kthehen shpejt.

PSG konfirmojë me një deklaratë zyrtare të stafit të tyre mjekësor se Neymar është diagnostifikuar me “një tendosje muskujsh”, kurse Mbappe “ka mavijosje në krahun e djathtë”.

“Ata do të trajtohen në një periudhë 48 orëshe për të parë shkallën e lëndimit”, ka shtuar klubi.

Neymar u largua pas tetë minutash lojë në ndeshjen e Brazilit kundër Kamerunit, përderisa ylli i Francës Mbappe u largua pas 30 minutave kundër Uruguait”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat