Rrëfehet Ibra

Futboll

Rrëfehet Ibra

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 15:04
Rrëfehet Ibra

Zlatan Ibrahimoviç edhe njëherë është bërë protagonist me deklaratat e tij herë të bujshme e herë prekëse.

Lojtari suedez këtë radhë ka rrëfyer momentet e tij në Premier Ligë dhe se nuk e kishte menduar se do të dilte dikush që do ta dëmtonte.

“Te Mançester Junajtid ishte një vit i parë që nuk mund ta harroja kurrë. Nuk ndihesha aspak i vjetër, por e bëra Premier Ligën të ndihej e vejtur. Falë ndihmës, shoqërisë dhe grupit që kishim te Junajtid, nisa të ndihesha si Benxhamin Batën.

Kur u dëmtova, nuk e kuptoja realisht se capo ndodhte. Nuk isha dëmtuar kurrë më parë rëndë, pasi isha Ibrahimoviç dhe isha si “Superman”. Mendoja se vetëm Zlatan mund ta dëmtonte Zlatanin. Pas dëmtimit, i kërkova Murinjos që të mos kishte më shumë besim te unë, sepse nuk mund të isha Zlatan që të gjithë prisnin. Nuk doja të zhgënjeja trajnerin, klubin dhe shokët e skuadrës. Më dukej, sikur gjithçka po niste nga zero. Unë vij nga planeti im, me diçka që askush tjetër nuk e ka parë” – ka përfunduar Ibrahimoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat