Jordi Alba e paralajmëron Barcelonën

Futboll

Jordi Alba e paralajmëron Barcelonën

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 22:06
Jordi Alba

Jordi Alba nuk e ka nënshkruar ende kontratën e re, andaj është i acaruar me Barcelonën.

Mbrojtësi spanjoll ka thënë  se nuk e di përse ende nuk e ka thirrur skuadra katalonase që ta vazhdoj kontratën e re.

“Nuk e di se çfarë po mendon klubi, pasi është diçka shumë e çuditshme për mua”, tha fillimisht Alba, 

“Qëllimi im është që të pensionohem këtu, por unë nuk i di qëllimet e klubit ndaj meje dhe nuk e di se kur do të më thërrasin për kontratën e re”, ka shtuar më tej spanjolli.

Alba është në radarin e Chelseas dhe Manchester United, andaj duket se Barcelona po e pret një ofertë të majme për të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat