Kroos qetëson tifozët e Real Madrid: Ndihem si në shtëpi

Futboll

Kroos qetëson tifozët e Real Madrid: Ndihem si në shtëpi

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:40
Toni Kroos

Toni Kroos ka injoruar të gjitha spekulimet për një largim të mundshëm nga Real Madrid.

Flitej se gjermani mund të largohej nga “Santiago Bernabeu” në drejtim të Manchester United apo Manchester City.

Mirëpo, mesfushori ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për tu larguar, pasi ai ndihet si në shtëpi.

“Ndjehem sikur ky klub është një hap i madh, dhe suksesi i viteve të fundit ka treguar për këtë” ka thënë Kroos, shkruan “Goal”.

“Jam shumë i lumtur me kohën time këtu. Ndjehem sikur në shtëpi dhe nuk shoh ndonjë arsye për të bërë ndonjë ndryshim. Jo” ka thënë gjermani në vazhdim.

Kroos e ka gjetur vetën si pjesë kryesore të skuadrës edhe nën urdhrat e Santiago Solarit.

Gjermani është thuajse i paprekshëm në formacionin e “Los Blancos” gjë që i jep atij kënaqësi në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat