Karembeu: Do të doja që Barça ta fitonte Champions-in vetëm prej tij

Futboll

Karembeu: Do të doja që Barça ta fitonte Champions-in vetëm prej tij

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 23:56
Ish-lojtari i Real Madrid, Karembeu

Ish-lojtari i Real Madrid, Karembeu, ka thënë se do t’i pëlqente ta shihet Barcelona-n të fitonte Champions League për hir të Ernesto Valverde-s.

Christian Karembeu e ka të qartë se Real Madrid është “gjithmonë favorit” për të ngritur trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube për herën e katërt radhazi.

“Do të më pëlqente që Barcelona ta fitonte Champions League vetëm për Valverde-n, pasi ai është duke bërë një punë shumë të mirë. Ai ka një skuadër shumë të mirë, por Real Madrid mbetet favorit,” ka thënë fituesi i Champions-it në 1998-ën me madrilenët.

“Në pesë vitet e fundit, Real ka fituar gjithçka dhe me përvojën që kanë kështu duhet të jetë,” tha ai. Ai tha gjithashtu se Courtois meriton të jetë titullar, por duhet ta tregojë këtë gjë çdo herë që shkel në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat