Gattuso i frikësuar nga Parma

Futboll

Gattuso i frikësuar nga Parma

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:31
Gennaro Gattuso

Milan ndeshjen e radhës në Serie A do ta luaj kundër skuadrës së Parma.

Para kësaj ndeshje, aspak i qetë nuk duket trajneri i “rosonerëve”, Gennaro Gattuso.

Ai u ka bërë thirrje lojtarëve që të kenë kujdes nga kundërshtarët, pasi ata janë shumë të shpejtë në kundërzbritjet e tyre.

“Duhet ta respektojmë kundërshtarin tonë dhe të kemi parasysh aftësitë që ata posedojnë” ka thënë Gattuso para ndeshjes.

“Janë një skuadër që mbyllen mirë dhe janë tejet të frikshëm në kundërsulmet e tyre. Jam i shqetësuar për mënyrën si ata luajnë” ishin fjalët e italianit.

Parma aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë, me 20 pikë të grumbulluara.

Milan në anën tjetër është vetëm një pozitë më mirë, me 2 pikë më shumë të fituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat