Ronaldos i duhen edhe 5 gola për të thyer tjetër rekord

Futboll

Ronaldos i duhen edhe 5 gola për të thyer tjetër rekord

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:06
Cristiano Ronaldo

Ylli i Portugalisë dhe Juventusit, Cristiano Ronaldo është vetëm pesë gola larg që të shkruajë historinë e futbllit.

Fituesi i pesë herë i “Topit të Artë” dhe kandidat për të gjashtin ka shënuar 45 gola dhe ka dhënë 12 asiste deri tani për këtë sezon, nga të cilët 39 gola dhe 11 asiste për klubet Real Madrid dhe Juventus dhe 6 gola dhe 1 asist për kombëtaren portugeze dhe pse që nga qershori-korriku nuk është grumbulluar në Portugali.

Ronaldo ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asiste për Juventusin në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.  Megjithatë, nëse Ronaldo ia del t’i shënojë edhe 5 gola në 6 ndeshjet e radhës për klubin e Juventusin, atëherë portugezi do të bëhet lojtari i parë në histori që shënon 50 gola brenda një viti për 8 vite radhazi.

Gjashtë ndeshjet e radhës për Ronaldon janë ndaj kundërshtarëve të Serisë A, përveç njërës, asaj në Ligën e Kampionëve kundër Young boys më 12 dhjetor. Roma, Inter, Torino, Atalanta dhe Sampdoria, të gjitha brenda një muaji, dhjetorit.

Nëse Ronaldo arrin të shënojë pesë gola në këto gjashtë ndeshje, atëherë pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do shtojë edhe një tjetër rekord të madhe në karrierën e tij të bujshme. Kujtojmë që Juventusi është në krye të klasifikimit në Seria A, tashmë +11 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Napoli, dhe +12 larg vendit të tretë që mbahet nga Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat