Modric e fiton Topin e Artë, i jep fund dominimit njëdekadësh të Messit dhe Ronaldos

Futboll

Modric e fiton Topin e Artë, i jep fund dominimit njëdekadësh të Messit dhe Ronaldos

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 22:24
Luka Modric

Luka Modric i ka dhënë fund dekadës se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke fituar sot në Paris Topin e Artë

Kroati pati sukses të madh në Ligën e Kampionëve, ku fitoi tri herë me radhë me Real Madridin, derisa me skuadrën e tij modeste, Kroacinë, arriti në finale të Botërorit në Rusi që u mbajt këtë verë.

Image

Prej 2008 ky çmim është ndarë në mes të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos.

Por kësaj here Modric u votua më 753 pikë, duke u përcjell nga ylli i tanishëm i Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë.

Image

Antoine Griezmann është i treti më 414 pikë, pastaj Kylian Mbappe më 347 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat