Atletico do sulmuesin e Celta Vigos

Futboll

Atletico do sulmuesin e Celta Vigos

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 15:49
Gomes

Edhe pse vetëm për 2 muaj, Diego Costa do të jetë një mungesë e madhe për Atletico Madrid ndaj dhe Simeone kërkon një alternativë që në merkaton e dimrit. Emri që ka tërhequr vëmendjen e trajnerit argjentinas është Maxi Gomez, 22-vjeçari i cili që në sezonin e parë me Celta Vigon ka shënuar 7 gola në kampionat. Sulmuesi uruguaian ka një klauzolë 50 milionë euro me klubin, por palët mund të arrijnë një akord për një shumë më të vogël dhe nuk përjashtohet që Atletico Madridi të ofrojë edhe një lojtar në shkëmbim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat