Klopp kërkon atmosferë të zjarrtë në Anfield kundër Napolit

Futboll

Klopp kërkon atmosferë të zjarrtë në Anfield kundër Napolit

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 19:21
Klopp kërkon atmosferë të zjarrtë në Anfield kundër Napolit

Jurgen Klopp i ka kërkuar tifozëve të Liverpoolit që të krijojnë “atmosferë speciale” kundër Napolit të martën dhe ka thënë që në një kohë kishte folur me Aurelio De Laurentiis për ta marrë drejtimin e kësaj skuadre

Anfield është i njohur për netët e tij të zjarrta europiane, të cilat kanë bërë që Liverpool të shkojë lart në Ligën e Kampionëve këto vite, përderisa Klopp ka thënë se kur e kishte lënë Dortmundin në verën e vitit 2015, atë e kishte kërkuar Napoli si pasues të Rafa Benitez.

“Ne e kemi ditur pas ndeshjes kundër Napolit që nuk kemi bërë asgjë. Beogradi ishte edhe më keq, Parisi ishte OK, por aty mund të ndodh”, ka thënë ai në konferencën për shtyp, me Reds që ju duhet gjithsesi fitorja për të arritur në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

“Ne ju dhamë atyre ndeshjen e duhur për ta humbur. Deri me tani në shtëpi jemi të mirë. Ne duhet të jemi edhe më të mirë nesër”.

“Nëse nuk ndodh ndonjë gjë speciale me vendime të gjyqtarëve, ne do ta marrim atë që e meritojmë. E vetmja formë që të jemi të sigurt është paraqitja e jonë. Ne jemi përgjegjës për situatën, për të luajtur në mënyrën më të mirë”.

“Tani ne kemi mundësi që të kalojmë tutje dhe në një mënyrë speciale. Ne duhet të krijojmë një atmosferë speciale kur do të luajmë nesër. Jam duke e kërkuar këtë”.

“Ne nuk do të ndryshojmë lojën tonë. Ne ende jemi duke e lexuar kalendarin. Është dhjetor, madje nuk janë as Krishtlindjet dhe sezoni përfundon në maj. Ne nuk duhet të dorëzohemi tani. Ne e dimë sa e vështirë është”.

“Ne të gjithë e dimë rezultatin që na duhet, është e vështirë. Napoli janë të mirë në posedim, të mirë në kundërsulme, skuadër tipike italiane me mbrojtje të mirë. Por nëse kemi diçka speciale, atëherë ne duhet ta tregojmë atë”.

“Ne gjithmonë përpiqemi të mbrohemi në mënyrë më të mirë, por kualiteti i kundërshtarit nuk bën të injorohet”.

“Ka të bëj me kualitetin e kundërshtarit. Ne do të bëjmë ndryshime taktike dhe ne do të ndihmojmë për të krijuar një atmosferë që do të jetë speciale”.

“Nga të gjithë lajmi i keq është kalimi i grupit, lajmi më i mirë është ndeshja e fundit që është në shtëpi”.

“Napoli janë në një pozitë të mirë. Por ne duhet të jemi të lumtur për mundësinë tonë. Ne do ta shfrytëzojmë atë", ka thënë Klopp për këtë ndeshje.

Krejt në fund ai ka folur edhe për ushqimin italiane që i pëlqen, por ka thënë se fatkeqësisht nuk e flet italishten.

“Të vetmin problem me Aurelion e kisha bisedën! Nuk mendoj që e di kush atë çfarë kam biseduar me të para se të vij në Liverpool”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat